Takimi emocionues babë e bijë! Vajza e Florit futet në “Ferma Vip”(Video)

by editor

Ditën e sotme, Agai plotësoi dëshirën e Florjan Agalliut për të takuar vajzën e tij. Vajza e tij u fut në “Ferma VIP”, me një shportë me perime, ku shkoi të takoj fermerin.

Advertisements

Kjo surprizë e lumturoi Florin, ku dhe të gjithë fermerët e tjerë u emocionuan dhe takuan vajzën e tij.

Advertisements

”O jeta ime, dashuria e babit, e di sa të kam prit”- i tha Flori vajzës e cila po vinte drejt tij.

Flori e shëtiti atë rreth fermës, ku i tregoi edhe stallat. Mia, provoi të mjelë lopën dhe përkëdheli kafshët, ku i ushqeu atyre karrota.

Kujtojmë se Roberti, i cili zotëronte hajmalinë i bëri kërkesë Agait të lejonte Florin të takonte vajzën e tij.

You may also like