Të rraskapitur nga lufta me zjarret, zjarrfikësit kroatë flenë gjumë në aslfat pasi kaluan natën për të fikur flakët

by editor

Sezoni i zjarreve tashmë ka pushtuar gjithë rajonin e Ballkanit ku vatrat e mëdha të flakëve kanë pushtuar zonat pyjore ndërsa kanë rrezikuar banorët e zonave përreth.

Advertisements

Ndërkohë në vjë të parë me këtë situatë po luftojnë zjarrfikësit të cilët sado që janë munduar të neutralizojnë janë të pafuqishëm kundrejt zjarrit i cili favorizohet nga temperaturat dhe era.

Edhe Kroacia është një nga shtetet e cila po vuan me zjarret ndërsa zjarrfikësit punojnë me orë të të tëra për të vënë nën kontroll situatën dhe për të fikur flakët.

Advertisements

Një foto që po qarkullon në internet duken dy zjarrfikës të rraskapitur të cilët janë shtrirë në asflat pasi kanë luftuar me flakët gjithë natën.

Zjarrfikësit e lodhur ranë në gjumë në rrugën pranë Tucep të Kroacisë teksa ishin rraskapitur dhe i vetmi vend ku mund të shtrihen disa minuta ishte rruga.

Fotoja tregon se sa të vështirë e kanë zjarrëfikësit të cilët rrezikojnë jetën për te neutralizuar zjarret ndërsa nuk kanë kohë asnjë sekond të pushojnë pasi ato sekonda mund të jenë vendimtare për pushtetin e flakëve dhe të përhapen akoma më shumë..

Advertisements

You may also like