“Temperatura mbi 40 gradë”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për javën

by editor

Kjo javë pritet të jetë me temperatura të larta në të gjithë vendin.

Advertisements

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se duke nisur nga mesdita e sotme do ketë ndryshime të temperaturave duke bërë që maksimumet të jenë deri në 35 gradë, më të larta vlerat në Elbasan, Berat dhe vijën bregdetare.

Advertisements

Duke nisur nga e marta e në vijim do ketë rritje të temperaturave në të dyja vlerat duke bërë që maksimumet deri në enjten të shkojnë deri në 40 gradë dhe në disa zonë mund të tejkalohet kjo vlerë.

Në vlerat e mëngjesit do ketë rritje graduale duke bërë që minimumet në zonat malore të jenë 14 gradë, ndërsa ultësira perëndimore të kemi 18-22 gradë celsius.

You may also like