Temperaturat e larta në vend/ Turistët ‘pushtojnë’ Pogradecin, ‘shuajnë’ vapën në ujërat e liqenit

by editor

Në qytetin e Pogradecit, si rezultat edhe i temperaturave të larta, është shtuar fluksi i turistëve.

Advertisements

Madje jo pak prej tyre kanë preferuar të bëjnë plazh dhe të lahen në liqen.

Advertisements

Ashtu sikurse shihet edhe nga pamjet, bregu i liqenit është mbushur nga vizitorët e shumtë, të cilët kanë preferuar ujrat e ëmbla për të larguar vapën.

Fundjava pritet të ketë një fluks të shtuar të turistëve për shkak të temperaturave të larta por edhe se Pogradeci çel sezonin turistik.

You may also like