Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Evropën, ja lajmi i keq që japin ekspertët

by editor

Vendet mesdhetare po mbyllin atraksionet turistike dhe po rrisin kujdesin shëndetësor për sëmundjet që lidhen me nxehtësinë.

Advertisements

Shërbimi Evropian i motit paralajmëron se në të ardhmen duhet që të përgatitemi për valë të nxehta më intensive dhe më të gjata.

Advertisements

“Ne presim që valët e të nxehtit, si ato që goditën Evropën verën e kaluar ose ajo që po zhvillohet aktualisht, të bëhen më intensive dhe të zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Ndërkaq kujtojmë se javën që lamë pas, temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në qytete në Itali dhe Spanjë, duke bërë që autoritetet të mbyllin atraksionet turistike dhe të lëshojnë paralajmërime.

Advertisements

Vala e të nxehtit në kontinent vjen pas qershorit më të nxehtë të regjistruar në botë dhe javës së parë më të nxehtë të korrikut. Sipas shërbimit Copernicus, temperaturat në qershor ishin 0.5 gradë Celsius mbi mesataren globale.

Kushtet e motit kanë pasoja negative për turizmin, bujqësinë dhe industrinë. Zjarret e shumta jashtë Athinës që filluan të hënën e kaluar po vijojnë ende të jenë active duke bërë të mundur që të Rodos të bëhet evakuimi i mijërave banorëve.

Duke folur për mediat për kufizimet në funksionimin e atraksioneve të Athinës për shkak të vapës, ministrja e Kulturës Lina Mendoni tha se po merrte përditësime çdo orë për vapën për të vendosur nëse do t’i mbajmë të hapura ambientet dhe theksoi se “ne të gjithë duhet të përshtatemi me krizën klimatike me të cilën po përballemi”.

You may also like