Tension te Belgjika pas ndeshjes. Trajneri zihet me kameramanin, De Bryjn me tifozët e vet

by editor

Kualifikimi në fazën me eliminim direkt të Euro 2024 për Belgjikën nuk ka qenë i qetë.

Advertisements

Skuadra e drejtuar nga Domeniko Tedesko kaloi me vështirësi e drithërima përballë Ukrainës me një barazim 0-0, duke rrezikuar seriozisht që të mbetej jashtë.

Advertisements

Tani atë e pret ndeshja me Francën, një tjetër lajm jo i mirë për belgët që nuk kanë shfaqur formën që pritej prej tyre në këto duele.

Kjo bëri që menjëherë pas përfundimit të sfidës, në fushën e lojës të organizohej një “mbledhje” e improvizuar aty për aty.

Advertisements

De Bryjn i inatosur mori fjalën para shokëve të skuadrës dhe më pas ishte trajneri Domeniko Tedesko që u foli lojtarëve të vet.

Në këtë moment, një kameraman i UEFA-s po afrohej për të filmuar dhe Tedesko, i inatosur që po “përgjohej” fjalimi i tij, e shtyu tutje duke i kërkuar që të largohej.

Sikur të mos mjaftonte kjo, De Bryjn futi lojtarët në dhomat e zhveshjeve, ndërsa tifozët i pritnin poshtë tribunës.

Kjo bëri që në momentin kur spikeri i stadiumit lexoi emrin e kapitenit të Belgjikës si atë të përzgjedhur si “Lojtari më i Mirë“ i ndeshjes, ai të vërshëllehej masivisht nga tifozët e ekipit të tij.

You may also like