Ditën e sotme, Japonia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 në prefekturën Miyazaki dhe zona të tjera në Japoninë jugperëndimore.
Advertisements
Lëkundjet u regjistruan në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale dhe epiqendra, ishte në bregun lindor të gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor të Kyushu, në një thellësi prej 39 kilometrash.
Advertisements
Nuk ka pasur paralajmërime për rrezikun e një cunami dhe deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.