Mali i Zi është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqisë mesatare, tre kilometra në veriperëndim të Çaragjesë, bëhet e ditur në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.
Advertisements
Tërmeti në orën 12:40 ka qenë me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter, i ndodhur në thellësinë 15 kilometra dhe është pasuar nga një tjetër më i dobët, me magnitudë 2.8 ballë.
Advertisements
“Bazuar në modelin teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën epiqendrore”, thuhet në deklaratë.
Një tërmet mesatar prej 4.3 ballës të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 21:07