“Ti je turp dhe…”- Gabimet dhe përplasjet me banorët, rrëfehet opinionistja e BBVIP: Ja me kë isha fanse

by editor

Opinionistja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj ka rrëfyer për herë të parë “pengun” që i ka ngelur nga ky “reality show”.

Advertisements

Gjatë një interviste për emisionin “Pardo my French”, deputetja tregoi se ka bërë një gabim në interpretimin e lojës së banorit të “BBV” (Jetmir Salaj) të cilin e ka quajtur kopil. Ori tha se e kishte në kuptimin që ish-konkurrenti është i zgjuar, megjithëse ajo e ka shpjeguar konotacionin e fjalës, megjithëse kjo fjalë i ka ngelur “peng” asaj

Advertisements

Kam pasur debate të ashpra që lidheshin vetëm me situatat brenda shtëpisë. Mendoj që kam bërë një gabim. Unë nuk lashë fare hapësira interpretimi. Mendoj që më shpëtoi goja dhe thashë një fjalë, i referohem termit ‘kopil’. Unë e kisha sqaruar shumë qartë vetëm po të doje të mos e kuptoje dhe ta merrje në një konotacion tjetër, por e kisha vetëm për mençurinë dhe zgjuarsinë”, – tha Ori.

Sakaq i ashpër me opinionisten ka qenë edhe Jetmiri. Pas produksionit të “Big Brother”, është revoltuar me opinionisten dhe njëherazi deputeten e PD, Ori Nebiaj. Përmes një postimi në “Insta Story”, Jetmiri është shprehur se ajo është një turp dhe e mëshiron për injorancën.

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, – shkruan Jetmiri. Kujtojmë se ai vendosi që të largohej nga shtëpia gjatë spektaklit, duke thënë se atij i është mohuar e drejta për të luajtur.

Ndonëse Egla Ceno një javë më parë u shpall fituesja e “BBV”, opinionistja e renditi aktoren në vendin e tretë, ndërsa më pas Meritonin dhe Heidin.

“Në podin final nuk do t’i doja çiftin bashkë. Me dëshirë do të doja ta shikoja Julin. Heidit ia jap me zemër, se nuk e shoh si fituese. Personazhet kanë qenë shumë të fortë dhe nuk është e lehtë t’i ndash dhe kjo ishte më e bukura. Çmimin e parë do të doja që ta shikoja mes Julit dhe Romeos. Romeon për faktin se është kritikuar shumë, është sulmuar shumë, edhe është dashur shumë. Më dukej sikur të gjithë kishin një inat pse ia ka dalë ky dhe kjo gjë mua s’më pëlqente. Julin, statura e favorizon në çdo aspekt. Do të çoja Eglën në vendin e tretë. Juli-Romeo, Egla, Meritonin dhe Heidi”, – tha Ori.

Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse është mërzitur me veten se ka paragjykuar ndonjë personazh dhe ajo u përgjigj se diçka e tillë nuk na ndodhur, pasi të gjithë personazhet janë zhvilluar gradualisht që nga hyrja në BBV.

“Nuk jam mërzitur për asnjë personazh. Le të themi që në ‘Big Brother’ të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht”. Mandej shtoi se në darkën e BBV, ku ishte ajo, Arbri dhe Ledioni, u prek prej Rozës. “E vetmja vajzë dhe do të thosha i vetmi personazh që më preku në darkën ku hymë në shtëpinë e ‘Big Brother’ unë, Arbri dhe Ledioni ishte Roza. Edhe evitoja ta shihja në sy, se nuk e shihja dot, më dukej sikur do më këputej në dorë”, – tha ajo.

You may also like