“Ti nuk di limite, je ekstrem!”/ Nuk ndalen sherret në BBV, Françeska debaton ashpër me Liamin: Ka mundësi të më lësh rehat (Video)

by editor

Mëngjesi i djeshëm nisi ndryshe nga herët e tjera për Françeskën. Kjo pasi Liami shkoi në shtratin e saj dhe i hodhi mbi kokë një enë me ujë.

Teksa mbeti ‘e habitur’, ajo doli në ambientet e jashtme të shtëpisë dhe e ‘sqaroi’ paksa me qetësi Liamin por siç duket asgjë nuk qenka sqaruar.

Pasi dhe mbrëmjen e sotme dyshja ka debatuar me njëri-tjetrin, teksa Françeska i është drejtuar Liamit duke i përmendur incidentin e djeshëm dhe duke iu shprehur se ai është një njeri që nuk njeh limite.

“Ti nuk je fare domethënë, je ekstrem. Je ekstrem në çdo gjë, më lër rehat.”

You may also like