Egla Ceno dhe Heidi Baci duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre që krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Prej disa ditësh dy banoret kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.
Advertisements
E kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, ku teksa Meriton Mjekiqi u thotë që të flasin së bashku e të sqarohen, dy banoret hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës.
Advertisements
Pjesë nga debat:
Meritoni: Merreni njëra-tjetrën dhe dilni e sqarohuni sinqerisht. Se këtej thoni e injoroj, këtej kjo thotë nuk e godas, këtej t’a kërcet. O pajtohuni o mos u pajtoni, apo luajmë bashke ju
Heidi: Varja, unë e kam shumë thjeshtë. Të kam thënë në mes të living se më ke acaruar, duke bërë lojëra edhe me Lidin
Egla: Ti ke lënë që gjërat të ndodhin
Heidi: Që aty ka filluar paqëndrueshmëria jote. Ka qenë paqëndrueshmëri totale se ti ngaqë e ke lojë, ti nuk di ku je, ti je një mizë pa kokë.
Egla: Kur?
Heidi: Që kur ka qenë te living, unë të kam fol, të kam injoruar që bëje lojërat me Lidin dhe më thërrisje në dhomë dhe më flisje keq për Romeon
Egla: Unë kam folur keq për Romeon? Shyqyr që ka video
Heidi: Faktikisht kanë dalë. Ka dalë në prime që ça nuk thoje te grimi për Romeon. E ke poshtëruar në mënyrë maksimale, dhe nëse ka një gabim që kam bërë është se kam heshtur për hir të marrëdhënies.