Tirana “parajsa” e eskortave nga Amerika Latine dhe Lindja, ja si vajzat e huaja vijnë në grup, qëndrojnë një muaj

by editor

Vdekja nga mbidoza me Xanax dhe Tramadol e 2 ukrainaseve 25 dhe 40 vjeçe në Tiranë të premten, të cilat u gjetën nga shoqja e tyre pasi u zgjua nga gjumi, nxori në pah edhe “punën” që ata po kryenin këto ditë në kryeqytet, shërbimin si eskortë. Ky nuk është rasti i parë i zbuluar në vend. Në fillim të marsit një vajzë nga Venezuela, pasi ishte rrahur me një djalë nga Shijaku në Durrës, tentoi të zbriste nga tenda e një lokali, çfarë zbuloi se jetonte me 4 shoqe të tjera që ofronin shërbime seksuale. Por Tirana ofron edhe shërbime seksi homoseksuale, siç ishte rasti i këtij fillim maji, ku një italian denoncoi 2 nga Venezuela për keqkuptime gjatë aktit.

Advertisements

Por, çfarë është ky trend i ri që sjell eskortat në vendin tonë dhe nga vijnë?

Advertisements

Burime pranë Seksionit të Trafiqeve në Policinë e Tiranës thonë për “Report Tv” se vajzat që punojnë si eskorta vijnë kryesisht nga 2 rajone, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve, shtetet pranë Rusisë, si Ukraina, Polonia dhe Bjellorusia, si dhe vendet e Amerikës Latine, nga Venezuela, Kolumbia e deri tek Brazili. Nuk mungojnë edhe nga Spanja, Çekia apo më gjerë. Përgjithësisht vijnë në grupe nga 3 deri në 4 shoqe dhe nuk qëndrojnë më shumë se 1 muaj. Ndërkohë, rastet e shërbimeve homoseksuale janë me më pakë ditë, maksimumi një javë. Shqipëria është vetëm një prej destinacioneve që ato zgjedhin, dhe pasi mbyllin kohën e caktuar të qëndrimit, lëvizin në shtete të tjerë. Më shumë qëndrojnë nëpër apartamente apo Air BNB, mënyrë që shmang dhënien e identitetit të tyre dhe nuk kanë një zonë të caktuar të preferuar, mjafton gjetja e banesave për qëndrim, por në rastet e konstatuara janë brenda unazës. Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa, ka disa arsye që ndikojnë që këto vajza të zgjedhin edhe Shqipërinë. “E ka favorizuar Shqipëria për shumë arsye. E para pozicioni i saj, rrugë kalimi. Futja e linjave ‘low cost’, prurja e sasisë së turistëve. Gjendja ekonomia ka përmirësim, po themi një pjesë e njerëzve që merren me aktivitete jo të ligjshme kanë kapital dhe pasuri dhe kjo gjë i bënë që t’i përdorin ata”, deklaroi ai.

Detajet

Në disa raste eskortat vijnë vetë në Shqipëri, por në shumë të tjera përmes agjencive siç është “Escort Tirana” dhe nga një verifikim i thjeshtë në faqen e tyre zyrtare vetëm në Shqipëri ofrojë shërbim 1072 vajza, 809 prej të cilave në kryeqytet, 142 në Durrës dhe pjesa tjetër në Shkodër, Vlorë dhe vijën bregdetare të jugut. Sipas Softës, vera sjell numrin më të lartë, për shkak edhe të turistëve. “ Janë të përqendruara kryesisht në Tiranë por edhe në qytete të tjera, Durrësi dhe zonat bregdetare që më shumë fillon nga qershori dhe zgjat deri në tetor. Sot më tepër se kurrë moda ka vajtur te shtëpitë me qira, madje ka të huaj që bashkë me shqiptarët janë bërë bashkë dhe në këtë vend bëjnë organizime të tilla”, shtoi ai. Për shërbimet e tyre seksuale më minimalja është 100 euro, ndërsa varion deri në shuma marramendëse, që me sa duket, një pjese të shqiptarëve ua mbanë edhe xhepi. Klientela e tyre është e përzgjedhur, nga njerëz të biznesit, deri tek anëtarë të grupeve kriminale me të ardhura të shumta nga veprimtari të paligjshme, kryesisht të trafikut të drogës.

Vdekja e ukrainaseve

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e dhënë në polici e shoqes së dy shtetaseve nga Ukraina që u gjetën pajetë në rrethana të dyshimta brenda një apartamenti në kryeqytet. Në dëshminë e saj Yeva Vorona, e cila bashkëjetonte me Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, ka thënë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore se të enjten në darkë të treja së bashku kanë qenë në një klub nate dhe kanë qëndruar aty deri rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes. Vorona rrëfen se shoqet e saj kanë konsumuar vetëm alkool dhe kur kanë shkuar në banesë ajo është shtrirë direkt për të fjetur. “Dy shoqet e mia kanë qenë në dhomën tjetër të apartamentit”, deklaroi ai. Ajo ka treguar se edhe vetë është përdoruese e një medikamenti të quajtur “Tramadol” që është për qetësim dhimbjesh. Sipas Yevas, shoqet e saj që prej ardhjes në Tiranë kishin nisur të konsumonin sasi të lartë të këtij medikamenti. Sapo është zgjuar nga gjumi ka parë dy shoqet e saj të shtrira afër njëra-tjetrës pa shenja jete. “Erdhën në Shqipëri për pushime. Të enjten në mbrëmje deri në orën 2 të mëngjesit të së premtes kemi konsumuar alkool të treja në një club nate në Tiranë. Vajzat kanë pirë edhe qetësues “Metadol” dhe një medikament tjetër në formë tretëse që nuk e di çfarë ishte. Kemi qëndruar në dhoma të ndara, kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë”, thekson ajo gjatë dëshmisë. Ndërkohë, Policia pothuajse është e bindur se shkaqet e vdekjes nuk kanë të bëjnë me faktor të jashtëm, por ndërkohë pritet përgjigja përfundimtare e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Pas kësaj pritet që të kërkohen familjarët e të rejave për të bërë tërheqjen e trupave që ndodhen në morg.

You may also like