Tiranë/ Bie nga lartësia teksa po punonte në një kantier ndërtimi, ndërron jetë 55-vjeçari

by editor

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një lartësi teksa po punonte në një kantier ndërtimi te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

Shtetasi S.B u dërguar në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra.

‘Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

You may also like