Tiranë/ Majmuni pre 2 javësh lëviz i lirë rrugëve në Sauk, banorët thirrje bashkisë që ta largojë (VIDEO)

by editor

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e sotme në periferinë e kryeqytetit. Një majmun është parë i lirë dukë lëvizur në lagjen Sauk i Vjetër

Advertisements

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e sotme në periferinë e kryeqytetit. Një majmun është parë i lirë dukë lëvizur në lagjen Sauk i Vjetër ose siç njihet ndryshe lagjja Garunj.

Advertisements

Majmuni, denoncoi një qytetar për Shqiptarja.com ka rreth 2 javë që qarkullon i lirë në lagje. Majmuni dyshohet se ka sulmuar shumë mace.

Banorët u bëjnë thirrje autoriteteve vendore që të marrin masa dhe të heqin majmunin nga lagjja.

Është e paqartë se kush është pronari i majmunit, ndërsa burime nga bashkia Tiranë i thanë Shqiptarja.com se majmuni nuk ka dalë nga kopshti Zoologjik.

You may also like