Policia e Tiranës, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kamuflimi 2”. Efektivët kanë zbuluar një qendër masazhesh, ku ushtrohej pr*stitucion.
Advertisements
Policia vuri në pranga një 31-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.
Advertisements
Sakaq, Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Tiranë
Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.
Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të pr*stitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.
Si rezultat i tij:
▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;
– I. B., 21-vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;
– M. C., 37-vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.
▪️u proceduan penalisht:
– D. H., 38-vjeçe, L. S., 25-vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;
– A. B., 34-vjeç, A. I., 28-vjeç, dhe K. A., 21-vjeç, klientë në qendrën e masazheve;
▪️po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38-vjeç.
Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i pr*stitucionit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.