Tjetër aksident i rëndë/ Makina përfundon mbi trafikndarëse pas pëplasjes, ka të plagosur

by editor

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital

Advertisements

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të hënë në fshatin Qukës, ku janë përrfshirë dy auotmjete.

Advertisements

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, ku pasi dy automjetet janë përplasur me njëra tjetrën, një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

Kujtojmë sen jë aksident i gjashtëfishtë ndodhi mëngjesin e sotmë në Rrugën e Kombit, ku u përfshi një kamion dhe 5 automjete. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 2 persona.

You may also like