Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar.
Advertisements
Mediat italiane bëjnë me dije se ka humbur jetën në një aksident Alfred Vocaj 21 vjeç. Shqiptari ka qenë duke lëvizur me motor, ku në një moment ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar poshtë një makinë.
Advertisements
Shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë humbi jetën.
Vocaj motorin e kishte marrë një muaj më prë dhe e përdorte për të shkuar në punë.
Ai punonte si mekaniknë një punishte pranë qendrës tregtare Giotto në Padova.
21-vjeçari kishte mbaruar shkollën e natës për mekanik, ndërsa tashmë kishte gjetur një punë në profesionin e tij.