“Toyota Yaris”/ Gazetari plas ‘b*mbën’: Në dosje përmenden dhe dy anëtarë të KLP, prokurori i arrestuar i Vlorës iu…

by editor

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se ish prokurori i Vlorës Aurel Zarka, i arrestuar me urdhër të SPAK si i përfshirë në çështjen ‘Toyota Yaris’, merrte nga 15-50 mijë rrushfet.

Advertisements

I ftuar në emisionin “360 gradë”, ai theksoi se në dosje përmenden edhe dy anëtarë të KLP që prokurori i Vlorës iu paguante jahte dhe apartamente.

Advertisements

“Ky prokurori i Vlorës është arrestuar nga SPAK si person që ka marrë shuma monetare për të manipuluar shortin e masave të sigurimit të personave të arrestuar të Toyota Yaris, për sjelljen në Shqipëri të 3.4 milionë eurove në bagazh dhe futjen e tyre në Durrës pa i deklaruar. Shumat që mendohet se ka marrë janë nga 15-50 mijë. Në atë dosje ka prova për dy anëtarë të KLP që ky prokuror i Vlorës iu paguante jahtin, hotele dhe apartamente në Vlorë.”, u shpreh gazetari.

You may also like