Tragjedi, 7-vjeçari shqiptar ikën fshehurazi në plazh dhe mbytet

by editor

Komuniteti lokal i Arvit, Kretë është tronditur nga një tragjedi e ndodhur mesditën e së shtunës.

Advertisements

Një djalë i moshës 6-7 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e zonës.

Advertisements

Sipas mediave greke, vogëlushi shqiptar i quajtur Nikolas, ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ndodhet disa dhjetëra metra larg plazhit, kur i ka kërkuar asaj të notojë në plazh.

Mamaja nuk e ka lejuar, por djali i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka shkuar vetëm në plazh. Fatkeqësisht, pak minuta më vonë ai është nxjerrë nga uji pa ndjenja pasi deti sot ka qenë i trazuar dhe djali i vogël dyshohet se është mbytur nga një dallgë e fortë.

Ka qenë një banor i zonës që ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë në jetë fëmijën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dot.

You may also like