Tragjedi/ Gjendet pa ndjenja 40-vjeçari në Lanë, humb jetën në spital

by editor

Një 40-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë ditës së djeshme në ujërat e lumit Lana.

Policia bën me dije se ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën.

Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

You may also like