Tragjedia në Konispol, zbulohet dëshmia e 40 vjeçarit që shtyu të atin nga shkallët: Ishte…

by editor

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia e dyfishtë e ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Shalës të Konispolit. ku 69 vjeçari Hysen Islamaj u konfliktua verbalisht dhe qëlloi disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Advertisements

Pas ngjarjes së rëndë, djali Klementin Islamaj ka shkuar në banesë dhe në pjesën e shkallëve është konfliktuar me babanë e tij 69 vjeçar, ku dyshohet se e ka shtyrë nga shkallët, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas dëshmisë së 40 vjeçarit, ai nuk ka dashur ta vrasë të atin.

Advertisements

“Nga deklaratat e 40 vjeçarit ka qenë një ngjarje aksidentale dhe se s’ka qenë qëllimi që të vriste babain”, raportohet në lidhje me dëshminë e 40 vjeçarit në polici.
Gjithashtu burime bëjnë me dije se Hysen Islamaj njihej si një njeri problematik dhe se kishte pasur konflikte edhe me banorë të tjerë të fshatit.

You may also like