Tragjedia në Shkodër, dyshohej se vuante nga probleme të shëndetit mendor, reagon mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Por…

by editor

Alma Arrazi sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi nuk ka marrë shërbim për shëndetin mendor nga spitali i Shkodrës. Përveç gjendjes së rënduar mendore në emisionin ‘Përballje’ psikologët nuk gjejnë shteg tjetër për të argumentuar veprimin e nënës që u hodh në lum me 3 fëmijët e saj

Alma Arrazi nuk është trajtuar me ilaçe për ngarkesë psikologjike thotë në një reagim televiziv mjeku neuropsikiatër i Shëndetit Mendor të spitalit të Shkodrës Gjon Preçi. Por mjeku nuk përjashton mundësinë që nëna e tre fëmijëve që u hodh në lumin Buna të jetë trajtuar në mënyrë private.

“Nuk më rezultoi që personi që ka rezultuar i humbur zyrtarisht me tre fëmijët që të ketë marrë një shërbim tek qendra komunitare për shërbim mendor, por kjo nuk përjashton që të ketë marrë shërbim në qendra private. Burri ka një dyqan celularësh dhe e njoh si një person pozitiv. Por ndryshe tregohet njeriu në komitet dhe ndryshe në shtëpi. Dy janë rastet e vrasjes së fëmijëve. Një në rastin kur fëmija është i sëmure dhe do ta shpëtosh dhe 2 kur vritet për shkak të hakmarrjes ndaj burrit, që shpresoj mos te jetë në këtë rast. Mbi 60% të rasteve që kanë probleme për tu trajtuar nuk arrijnë të marrin mjekim. Edhe situatat familjar e mund të jenë. Në të gjithë botën ekziston stigma për tu fshehur për problemet”, tha psikiatri, Gjon Preçi.

Por për psikologët, akti deri në këtë esktrem shpjegohet vetëm si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të nënës 39-vjeçare, e dhunuar nga bashkëshorti dhe e tradhtuar prej tij.

You may also like