Tragjedia në Shkodër/ Gazetari zbulon fjalët që Erdgys Arrazi tha në gjykatë

by editor

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeҫarja Alma Arrazi, u vetëflijua bashkë me te fëmijët e saj, duke u mbytur në lumin Buna, tronditi mbrë opinionin publik.

Advertisements

Gazetari i Bepin Kolvata, në një lidhje direkte me emisionin “7pa5”, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen tronditëse.

Advertisements

U mbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët, flet motra e Alma Arrazit: Nuk morëm pjesë në ceremoninë mortore, motrën ta varrosim në…
Ai shprehet se në trupat e viktimave nuk kishte shenja dhune, teksa trupi i 39-vjeçares është tërhequr nga familja e saj, për t’u varrosur në qytetin e Durrësit.

“Duhet thënë, ditën e djeshme ka marrë fund operacioni i kërkimit në lumin Buna për trupat që kishin mbetur në lumë. Rreth orës 13:00 u gjet trupi i nënës, 39-vjeçares. Pas nxjerrejes së trupave ato janë dërguar në akt-ekspertizë dhe është dalë në përfundimin se asnjë prej trupave, nuk ka shenja dhune.

Paralelisht ndërsa po kryhej ky operacion, ka qenë në gjykatën e Shkodrës zhvillimi i gjyqit për Erdgys Arrazin, i cili u la në burg. Avokati mbrojtës ka pretenduar se në asnjë rast nuk ka pasur dhunë ndaj 39-vjeçares. Ai paraqiti në gjykatë disa receta të vitit 2022, ku vërtetohej se Alma Arrazi kurohej nga depresioni. E vetmja gjë që tha Erdgys Arrazi ishte që ishte dakord me ato që tha avokati mbrojtës. Familja Arrazi ka hapur dyert e mortit për viktimat e kësaj tragjedie.

Mbrëmë, pas kryerjes së akt-ekspertizës familja Bushati ka tërhequr trupin e Alma Arrazit, që do të varroset në Durrës. Për dy fëmijët e tjerë, djali 3-vjeçar dhe vajzën 8-vjeçare, ceremonia do të zhvillohet në Shkodër”, tha gazetari.

You may also like