Lavdosh dhe Lefteri Begaj, viktima të aksidentit tragjik mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, u përcollën mes lotësh për në banesën e fundit në qytetin e Memaliajt.
Advertisements
Gjyshër për herë të parë. Ky ishte gëzimi që i nisi ata të shkonin të festonin lindjen e nipit, një gëzim i cili u kthye në tragjedi.
Advertisements
62-vjeçari Lavdosh Begaj, punonjës i OST po drejtonte makinën “Toyota” ku pasagjerë kishte bashkëshorten, krushqit Jani dhe Lavdie Meta dhe nënën e moshuar të Jani Metës. Në “bypass”-in e Tepelenës, makina e tyre u përplas nga një Benz që drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili gjithashtu humbi jetën. Nga përplasja e fortë, ndërroi jetë 90-vjecarja Afërdita Meta, e cila u përcoll sot në banesën e fundit.
Tragjedisë mundën t’i shpëtonin çifti Jani dhe Lavdie Meta, me plagë të rënda ata janë shtruar në Spitalin e Traumës.
Mbrëmjen e së dielës ishin nisur për të festuar lindjen e nipit në një lokal në periferi të Tepelenës. Vajza e Lavdosh Begajt është e martuar me djalin e Jani Metës. Ndaj dy çiftet, krushqi me njeri-tjetrin ishin nisur së bashku në një makinë për tek restoranti ku do organizohej darka festive.
Lamtumira iu dha dhe 42-vjeçarit Riza Rapaj, faturisti i OSHEE-se i cili dyshohet se nga shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte shkaktoi këtë aksident.