Tragjike në këtë vend/ Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga, raportohet për 10 viktima dhe 33 të plagosur

by editor

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 33 mbetën të plagosur, pasi një grup militantësh sulmoi një autobus që transportonte pelegrinë hindu në territorin federal indian të Jammu dhe Kashmir.

Advertisements

Shoferi humbi kontrollin nga prita e militantëve, duke bërë që autobusi të binte në një grykë të thellë dhjetëra metra.

Advertisements

Ndërsa operacionet e shpëtimit kanë përfunduar, ushtria dhe policia indiane kanë rrethuar zonën për të gjurmuar sulmuesit.

Zyrtarët thanë se autobusi ishte duke shkuar në faltoren e famshme hindu të Mata Vaishno Devi, kur u qëllua mbi të.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Mohita Sharma, shefi i policisë së qarkut tha se përgjegjës për këtë ngjarje është një grup militantësh që operon në zonë.

You may also like