Trajnerët finalistë të Europianit, diferenca e frikshme e pagës mes De la Fuentes dhe Sauthgejt

by editor

Në finalen e madhe të EURO 2024, do të takohen Spanja dhe Angli, apo De la Fuente me Gareth Sauthgejt, si trajnerë të ekipeve respektive.

Edhe pse të dy arritën të shkonin në finale, madje De la Fuente ka qenë më bindës në ecurinë e deritanishme, diferenca e pagës që përfitojnë të dy trajnerët është e konsiderueshme.

Advertisements

Sauthgejt nga FA përfiton 5.8 milionë euro në vit, duke qenë më i paguari nga të gjithë trajnerët e këtij Europiani.

Finalisti tjetër, De la Fuente, i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2026, me marrëveshjen e re fiton 1.25 milion euro në vit. Plot 4.55 milionë euro diferencë page mes dy trajnerëve.

Advertisements

You may also like