Rritja e numrit të vizitorëve , që kapi shifrat e 10 milionë, ka bërë që në territorin shqiptar të ketë më shumë fluturime së disa vite më parë.
Advertisements
Sot transporti ajror në Shqipëri ka marrë një zhvillim tejet të madh, duke u bërë dhe një faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomisë së vendit.
Advertisements
Rritja e numrit të vizitorëve , që kapi shifrat e 10 milionë, ka bërë që në territorin shqiptar të ketë më shumë fluturime së disa vite më parë.
Vetëm pak ditë më parë në këtë aeroport zbriti pasagjeri I 7 milionë. Dyfishimi I numrit të udhëtarëve ka rritur të paktën me 5% ekonominë Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas raporteve të agjencive ndërkombëtare por dhe ekspertëve të ndryshëm.
Por ky ndryshim erdhi pas shtimit të linjave të transportit lowcost. Para disa viteve aeroporti I Rinasit ishte monopol, duke diktuar për udhëtarët çmime tejet të larta. Por në vitin 2020 me ardhjen e “Kastrati Group” në krye, pronarët zgjodhën të ulnin tarifat si dhe të investonin shuma të mëdha parash për modernizimin e shërbimeve të aeroportit.
Ndryshimet u vunë re; me biletat me çmime tejet të lira ndikoi që të rritej fluksi I udhëtarëve. Ky fluks pritet të rritet më shumë pasi vetëm një muaj më parë një tjetër kompani, ajo Ryanair hyri në tregun shqiptar, duke rritur konkurrencën në linjat ajrore.
Shtimi linjave po ezauron kapacitetet, kështu që e vetmja mundësi që kanë autoritetet është që të shtojnë terminalet ose të ndërtojnë një të dytë. Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit./TopChannel