Magjia e Lionel Messit u shfaq plotësisht në “Estadio Mas Monumental”, të martën mbrëma. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” dha shfaqje mbrësëlënëse për tifozët e Argjentinës në të gjithë botën, duke shënuar një “hat-trick” dhe dhënë 2 asiste në fitoren dërrmuese 6-0 ndaj Bolivisë.
Advertisements
Ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, nën “çatinë” e CONMEBOL. Me kontibute direkte në 5 gola të kësaj ndeshjeje, Messi ishte ylli i mbrëmjes, duke treguar pse shumë në mbarë botën e konsiderojnë atë si GOAT.
Advertisements
“Hajmalia” e Inter Miami zhbllokoi rezultatin, duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e Bolivisë, në minutën e 19-të të ndeshjes. Më pas asistoi golin e dytë, të finalizuar prej Lautaro Martinez. I treti, përmes goditjes së Julian Alvarez, erdhi nga asisti i yllit të MLS, i cili gjeti sulmuesin e Atletico Madridit për ta dërguar rezultatin 3-0 në fundin e pjesës së parë.
Pas një seri zëvendësimesh, Albiceleste shënoi golin e katërt në minutën e 70-të me anë të Thiago Almada, i cili hyri me mjaft energji nga pankina. Dy golat e fundit të ndeshjes, në minutën e 84-t dhe të 86-të erdhën nga këmbët e Messit, i cili kompletoi “hat-trick” e tij në mënyrë mahnitëse.
Advertisements
Me këtë fitore, Albiceleste qëndron në krye të renditjes së kualifikueseve të Kupës së Botës, zona e CONMEBOL, me 22 pikë nga 10 ndeshje të luajtura.