Policia e Sarandës ka arrestuar Orest Kalon, 41 vjeç, babain i shoferit të mitur dhe pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin udhëtonin 3 adoleshentët që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj.
Advertisements
Gjithashtu është vënën nën hetim, në gjendje të lirë djali i tij, Orges Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.
Advertisements
Sarandë– Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), ju informojmë se:
Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë që adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e së martës, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orges Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate.
Ndërkohë 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj, pasi 14 vjeçari që drejtonte Benzin humboi kontrollin dhe doli nga rruga.