Tre të rinj u përplasën për vdekje teksa po ndiqnin garën, arrestohet shoferi

by editor

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë janë goditur për vdekje nga një shofer, i cili po garonte por humbi kontrollin mbi makinën. Si pasojë përplasi tre persona të cilët ishin pranë autostradës dhe po ndiqnin garën.

Advertisements

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia ku njofton se aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 22:45. Policia përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se shoferi që përplasi tre të rinjtë është arrestuar. Më herët u raportua se shoferi i automjetit ishte Arlind Syla, i afërm i njërit prej viktimave.

Advertisements

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare, u identifikuan si viktimat e aksidentit.“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

You may also like