Tritoli në banesën e 62-vjeçarit në Vaun e Dejës, flet fqinji: Ishte shumë i fuqishëm! Dola nga shtëpia dhe pashë…

by editor

Një sasi tritoli është vendosur pranë banesës së 62-vjeçarit, Filip Dodaj, në Vaun e Dejës.

Advertisements

Fqinji i tij, shtetasi Tonin Dodaj tregon për Top Channel detajet në lidhje me shpërthimin.

Advertisements

Ai i tha se kishte qenë brenda në shtëpi dhe pasi kishte dëgjuar zhurmën, kishte dale menjëherë jashtë, ndërsa shtoi se fillimisht kishte menduar mos kishte plasur ndonjë bombol gazi.

Në lidhje me Filip Dodajn, tha se nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ka shpërthyer tritoli.

Advertisements

“Ora ka qenë 20:10 kur kemi dëgjuar shpërthimin. Ishte shumë i fuqishëm. Kur dol jashtë pashë që ishte te komshiu. Thamë mos ishte ndonjë bombol gazi. Jemi komshinj, kam dalë jashtë unë dhe ai plaku me nusen. Filipi nuk ishte në shtëpi. Nuk dëgjova asjë lëvizje para shpërthimit. Filipi s’ka pasur probleme me njeri.”, u shpreh fqinji i Filip Dodaj./Top Channel

You may also like