Tronditëse! 19-vjeçari vret prindërit, vëllain dhe plagos motrën

by editor

Një 19-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain dhe prindërit e tij si dhe plagosi rëndë motrën e tij.

Ky krim makabër ka ndodhur në Hohentengen në kufirin gjermano-zviceran

19-vjeçari ka vrarë me thikë prindërit e tij 58 dhe 61 vjeç si dhe më pasi vëllain e tij 34-vjeçar.

Motra të vilës nuk i dihet mosha është plagosur rëndë por jeta e saj nuk është në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, njoftoi të mërkurën policia dhe prokuroria e shtetit.

I dyshuari është arrestuar. Sipas policisë në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes.

You may also like