TRONDITI ITALINË/ Pë*dh*nimi në grup i 13-vjeçares nga emigrantë ilegalë, Salvini i prerë: Kastrim kimik për autorët!

by editor

Përdhunimi i një 13-vjeçareje në Itali nga një grup emigrantësh të paligjshëm të moshës 15-19-vjeç, ka ngjallur reagime të forta në Itali.

Advertisements

E mitura u përdhunua përpara të dashurit të saj 17-vjeçar në një banjë publike, ndërsa ngjarja ndodhi në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit.

Advertisements

Pas lajmit, zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini , kërkoi kastrimin kimik të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.

“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Vetëm një kurë ka në këtë rast, kastrimi kimik”, tha Salvini.

Sipas tij, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët.

You may also like