“Tuneli i Murrizit pati një marrje mësysh”- Rama flet për Rrugën e Arbrit: Po shkon drejt përfundimit! Dibra, jastëk i gjelbër i Metropolit

by editor

Kryeministri Edi Rama, nga Bulqiza, ka folur për Rrugën e Arbrit, ku deklaroi se po shkon drejt përfundimit.

Advertisements

Tuneli i Murrizit ne Rrugen e Arbrit, i fotografuar ne ceremonine e hapjes se Rruges se Arbrit. Ky aks rrugor do te jete rruga me e shkurter qe lidh Tiranen me Dibren, si dhe me veriun e Maqedonise, Dibren e Madhe, Tetoven dhe Shkupin.

Advertisements

Vonesa, tha Rama, ka qenë për shkak të problemeve gjeologjike me tunelin e Murrizit, teksa tha se ishte një “marrje mësysh”.

“Rruga e Arbrit, që në një farë mënyre, pati dhe një marrje mësysh me atë tunelin e Murrizit dhe nga marrja mësysh rruga do të dalë shumë e fortë. Ai tunel që na shfaqi gjithë ato pengesa, por shkon drejt përfundimit, i ka dhënë zonës mundësinë të përjetohej mundësin për të qenë një jatëk i gjelbër i metropolit. Me përfundimin e tunelit dhe çlirimit të segmentit, Dibra nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa periferia e kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Rama.

Advertisements

You may also like