Turbulencat në “Singapore Airlines”, momenti kur pasagjerët nxirren me barelë (Video)

by editor

Momente tmerri përjetuan pasagjerët e Singapore Airlines, që po udhëtonin nga Londra drejt Singaporit, kur u përballën me turbulenca të forta.

Advertisements

Si pasojë, një person ka vdekur ndërsa 30-të tjerë kanë mbetur të plagosur mes të cilëve 7 janë në gjendje të rëndë.

Advertisements

Një pasagjer tregoi për agjencinë e lajmeve Reuters se avioni filloi papritur “të anonte dhe të dridhej”.

Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok. Në video të publikuara nga mediat e huaja, shihen shërbimet e urgjencës duke nxjerrë disa nga pasagjerët me barela nga avioni.

You may also like