Turizmi/ Berisha: Shqipëria mbetet në Rinas dhe nën mashtrimet e Ramës

by editor

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi ka reaguar pas një investigimi të publikuar nga portali “Holiday,” ku u vlerësuan Kroacia dhe Mali i Zi si kampionë për numrin e turistëve për banor.

Advertisements

Berisha shprehet se Shqipëria mbetet në Rinas dhe në mashtrimet e pacipa të Edi Ramës.

Advertisements

“Në të njëjtën kohë, Barcelona nuk është as ndër 18 qytetet e para në listën europiane të portalit “Holiday” për nga numri i vizitorëve për frymë njeriu. I pari në këtë listë është Dubrovniku me 27 vizitorë për frymë njeriu që jeton atje. Ndërsa në vend të dytë është Rodosi grek me 26, e në vendin e tretë vjen Venecia me 21 turistë për frymë, ndonëse Venecia konsiderohet si një prej vendeve më të vizituara në botë. Me shtatë vizitorë për frymë, Parisi është vetëm në vendin e 12-të në këtë listë. Barcelona, qyteti ku protestuesit ndonjëherë ndjekin turistët me pistoleta uji, është në vendin e 20-të, pra shumë larg vendeve më të vizituara.

Berlini, qytetarët e të cilit janë ankuar prej vitesh se “nuk po mund të marrin frymë” nga turistët që vijnë në festa të ndryshme, renditet në vendin e 33-të me vetëm dy vizitorë për frymë njeriu në këtë qytet me rreth 3,6 milionë banorë. Por nëse merret parasysh vetëm numri i bujtjeve në një vend kundrejt numrit të popullsisë, atëherë në vendet e para renditen qendrat turistike në detin Egje, mbi të gjitha ishulli i Santorini në Greqi”, shkruan Berisha.

You may also like