U arrestua nga SPAK, zyrtarja e PL-së “shuplakë” qeverisë: Nëse do shoqërohej nga Garda e Republikës, do thonin…

by editor

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK pas një kohe tre vjeçare hetimi ndaj tre akuzave që rëndojnë ndaj tij si pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Advertisements

Silvana Caka, zv. Sekretare e Përgjithshme e PL-së, e cilësoi si një akt të pastër terrorist. Caka tha se Meta ka qenë ndoshta zyrtari më i sulmuar në çdo funksion që ka mbajtur.

Advertisements

Ajo solli në vëmendje inskenimin që iu bë gjatë kohës kur ishte Kryetar i Kuvendit, kur u akuzua për një atentat ndaj një deputeti. Ajo tha se gjatë kohës që ishte President gjithashtu u sulmua, ndërsa fitoi 5-0 në Venecia.

“Është një hakmarrje personale dhe e inskenuar. Pasi la zyrën e Presidentit të Republikës, ai u akuzua si “bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit”.

Advertisements

Referuar momentit të arrestimit, Caka tha se çfarë do të ndodhte nëse ish-Presidenti do të shoqërohej nga Garda e Republikës.

“Të jeni të sigurtë se do të thonin Ilir Meta dhe truprojet e tij qëlluan ndaj Policisë, pasi ato nuk u shfaqën as si policë, por si rrëmbyes”, tha Caka.

You may also like