U arrestuan sot, publikohen fotot e Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt

by editor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha sot në konferencë për mediat se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë arrestuar në Dubai.

Rrumbullaku tha se Plarent Dervishaj është ekstraduar së bashku me Julian Meçajn. Ky i fundit u prangos në Dubai më datë 8 shkurt, teksa ishte shpallur në kërkim policor në muajin janar 2023.

Advertisements

“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku në konferencë për shtyp.

(Balkanweb)

Advertisements

Advertisements

You may also like