Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e sotme në Durrës pasi është lënduar aksidentalisht në punë.
Advertisements
Shtetasi D.N., ishte duke punuar në ambientet e një firme ndërtimi për përpunimin e duraluminit, ku dyshohet se është dëmtuar nga një makineri. Për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.
Advertisements
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
Advertisements