U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në instagram, gazetari: Skemë e mirë planifikuar

by editor

Rigels Kaso, i cili u plagos nga partneri i vajzës me të cilën shkëmbente mesazhe në Instagram, ndodhet në koma.

Advertisements

Gazetari Besmir Pulaj tha se mjekët në spitalin e Traumës kanë njoftuar se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në kokë.

Advertisements

Në një intervistë televizive, Pulaj tha se plagët janë marrë kur 42-vjeçari pas dhunës ka rënë përtokë ku ka përplasur kokën.

Duke sqaruar ngjarjen, Pulaj tha se autori pasi ka zbuluar mesazhet e bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale ka lënë një takim me autorin sikur ishte ajo dhe më pas janë konfliktuar.

“Ngjarja ka nisur pasi autori ka parë disa mesazhe në rrjetet sociale me bashkëjetuesen e tij dhe 42-vjeçarin. Ai i ka shkruar Rigelsit sikur ishte partnerja e tij që të takoheshin pa dijeninë e saj. Pasi janë takuar ka nisur dhuna fizike. 34-vjecari e ka goditur dhe e ka lënë në rrugë dhe është larguar, një skemë e mirë planifikuar duke e futur në kurth 42-vjeçarin. Kontrollet për gjetjen e autorit janë shtrirë në Tiranë, Durrës dhe Dibër ku 34-vjeçari ishte me orgjinë.

Burime nga policia thonë se janë marrë në pyetje 4-5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesja. Ajo ka qenë në gjumë gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja dhe ka ndodhur pa dijeninë e saj. Situatat e rënduar nuk ka ardhur nga dhuna por përplasja e kokës në trotuar e 42-vjeçarit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, është në koma dhe ka plagë të shumta jo vetëm në kokë, por edhe në trup. Të paktën mjekët e Traumës thonë se është në vdekje truri. Nëse ai ndërron jetë edhe akuza ndaj autorit do të rëndohet”, tha gazetari.

You may also like