U ekzekutua me thikë mbrëmjen e djeshme teksa do shkonte të takonte mbesën e tij, zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Itali

by editor

Ilirjan Minaj është 61-vjeçari shqiptar i cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në godinën në via Fratelli Corradini 6, në Bibbiano di Reggio Emilia. Autor i dyshuar i ngjarjes është një shtetas italian 41 vjeç, i cili u arrestua.

Si ndodhi ngjarja?

Advertisements

61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese për të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes.

Autori ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kush ishte Ilirjan Minaj?

Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano dhe aty ishte rritur edhe vajza e tij tashmë 19-vjeçare.

You may also like