U fotografua në rrugë, zbulohet e vërteta e “daljes” së Egla Cenos nga Big Brother

by editor

Egla Ceno është një prej banoreve më të përfolura në Big Brother Vip Albania 3.

Advertisements

Kjo pas vendimit që mori produksioni për ta skualifikuar nga gara dhe vetëm pas kësaj u la të nënkuptohej se në fakt, ishte një lojë dhe aktorja nuk ishte larguar me të vërtetë.

Advertisements

Por, konfuz ishte fakti se banorja u pikas së fundmi në rrugët e Tiranës, duke lënë mëdyshje edhe më tej për statusin e saj që do ta ketë në spektaklin e BBVA-s.

Por sot, u bë e ditur nga ekspertja Malvina Duraku e cila e ftuar gjatë një emisioni në Top Channel, tha se Egla ka qenë e shoqëruar nga stafi i produksionit, duke folur për pamjet e fundit që po bëjnë xhiron.

“Me aq sa jam në dijeni unë, sipas informacioneve, Egla këtu ka qenë e shoqëruar me stafin e produksionit. Dhe mendoj se do të jetë një rikthim i saj që nuk do të jetë kaq i thjeshtë”, deklaroi Duraku.

Sakaq, ende nuk dihet se cili është vendimi përfundimtar për banoren Egla Ceno, por e vërteta do të bëhet e ditur në Prime-in e kësaj të marte.

Imazhet që fiksuan prezencën e saj rrugëve të Tiranës zgjuan kureshtjen e shumë njerëzve.

You may also like