U fut në korsinë e gabuar dhe makina e tij u përplas me një furgon, humb jetën i riu shqiptar në Itali

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Piaçenza të Italisë, pasi makina që drejtonte një 22-vjeçar shqiptar u përplas me një furgon, ku për pasojë Neli Eriselto ka ndërruar jetë.

Advertisements

Mediat italiane, bëjnë me dije se i riu me automjeti tip “BMW” ka devijuar rrugën dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt.

Advertisements

Gjithashtu bëhet me dije se përplasja ka qenë e fuqishme, dhe 22-vjeçari shqiptar ka fluturuar nga makina duke përfunduar në asfalt.

Ndërsa shoferi i fugonit nuk ka pësuar dëmtime dhe u shfaq i tronditur pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën 22-vjeçari shqiptar Neli Eriselto.

You may also like