U godit me thikë në kraharor, kush është korçari që u vra nga fqinji i vajzës së pragun e derës së shtëpisë! Shkoi të takojë mbesën, por italiani…

by editor

Është identifikuar 61-vjeçari shqiptar, i cili u masakrua me thikë nga fqinji i vajzës së tij në Bibbiano, Reggio Emilia.

Ilirjan Minaj është goditur me thikë në kraharor nga shtetasi italian, 41-vjeçari Riccardo Stefani rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në pragun e derës së të bijës.

Viktima kishte shkuar të takonte mbesën, por është përballur me autorin e krimit teksa po ngjiste shkallët e pallatit dhe një ngacmim nga ana e 41-vjeçarit ndaj tij ka çuar fillimisht në një debat mes tyre.

Advertisements

Pas sherrit, Riccardo Stefani raportohet se është futur në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, sipas mediave italiane, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij.

41-vjeçari raportohet se ka hapur derën duke mbajtur një thikë në dorë dhe ka goditur shqiptarin në kraharor.

Ilirjan Manaj ka rënë në tokë duke humbur jetën pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm të tyre, si edhe ishte rritur edhe vajza 19-vjeçare e çiftit.

You may also like