U godit nga gurët, humb jetën punëtori 24-vjeçar në guroren e Vlorës

by editor

Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në një gurore në fshatin Brataj të Selenicës.

Advertisements

Policia e Vlorës thotë se 24-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është goditur nga gurët teksa ishte duke punuar me skrep.

Advertisements

“Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton paraprakisht policia.

You may also like