Detaje të reja janë zbardhur në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në një fshat të Qarkut të Korçës ku një e mitur 12-vjeçare është abuzuar seksualisht prej 4 vitesh.
Advertisements
Edison Sheme i denoncuar nga familja e vajzës vijon të jetë në arrati. Familja e autorit akuzon kryeplakun e fshatit se qëndron pas denoncimit për abuzimin ndaj të miturës për shkak të sherreve të tij me Edison Shemen.
Advertisements
Elementët e abuzimit tek e mitura i përkasin Edison Shemes sipas ekspertizës mjeko-ligjore. Kryeplaku i fshatit thotë se problemet e tij me Shemen janë mbyllur në gjykatë dhe ata ishin pajtuar.
Intervista për Evis Ahmetin në emisionin “Me Zemër të Hapur”:
Advertisements
Evis Ahmeti: Si qëndron e vërteta e sherrit tuaj me Edison Shemen i shpallur në kërkim për abuzimin me të miturën?
Kryeplaku: Të vërtetën e dinë Prokuroria dhe Gjykata. Ai është e martuar 2-3 herë. Muhabete kot. Ne s’kemi gjë me atë. U zumë për një parkim me nipin e mbyllëm me gjyq. Ne kemi pirë kafe, jemi pajtuar dhe u mbyll gjyqi.
Evis Ahmeti: E mitura dhe familjarët kur kallëzuan në Polici?
Kryeplaku: Kallëzuan më herët se të shkonim në gjyq.
Evis Ahmeti: Pse doli sot në sipërfaqe, një ditë pas gjyqit tuaj?
Kryeplaku: Babai i saj u nevrikos, mori motrën e madhe dhe shkoi u ankua. Ai përdhunon një foshnje dhe të ma hedhë mua kryeplakut që u zumë për një parkim makine? Se ça lidhje kam unë? Ne u zumë, por u pajtuam, më shau nipin për një parkim makine, më goditi dhe e godita me grushte. Pastaj u përqafuam. Ishte një sherr banal, hape rrugën, për makinat.
Evis Ahmeti: Çfarë vendosi gjykata për ju të dy?
Kryeplaku: Pajtim direkt, vendosi. Pajtim.
(BalkanWeb)