Burg pa afat vendosi Gjykata greke për 39-vjeçarin shqiptar Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë pasi u kap me 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.
Advertisements
Gjykata ka lënë të lirë 33-vjecaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.
Advertisements
Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv.
Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.
Advertisements