U mbajtën peng në një lokal, lirohen tre persona, policia del me deklaratë: Për momentin nuk ka asgjë që të tregojë se ky është një akt terrorist (Video)

by editor

Një incident i rëndë ka trazuar autoritet holandeze ditën e sotmë ku një përson i armatosur dhe me ekploziv ka hyrë në një lokal dhe po mban pëng kliemntët që ndodheshin aty. Ndërkohë raportohet se tre nga pengjet u liruan rreth mesditës ku mediat lokale theksojnë se incidenti nuk ka përfunduar.

Advertisements

Më herët policia ka kryer evakuimin e 150 shtëpive në zonë dhe ka kërkuar nga qytetarët që të mos afrohen. Njësitë speciale të policisë janë vendosur rreth ndërtesës së kafenesë Petticoat, e vendosur në qendër të qytetit. Sipas policisë lokale nuk ka të dhëna se bëhet fjalë për një incident terrorist.

Advertisements

“Ne shohim se ka shumë pyetje rreth motivimit. Për momentin nuk ka asgjë që të tregojë se ky është një akt terrorist”, tha policia në një deklaratë të publikuar në platformën e rrjeteve sociale X.

You may also like