‘U ndava pas 7 vitesh’, rrëfehet Enxhi Nasufi: Unë e di që ai më sheh me krenari

by editor

Enxhi Nasufi ka rrëfyer një nga momentet e saj më të vështira gjatë viteve të fundit të cilin e konsideron edhe të errët, por që edhe i ka dhënë shtysën më të madhe. Enxhi tha se para se të niste spektakli Dancing With The Stars ka shkëputur një marrëdhënie 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Advertisements

Në një intervistë në “Live From Tirana” , moderatorja tregoi se ndonëse ai nuk është më pjesë e jetës së saj, e di që e sheh me krenari.

Advertisements

“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara “Dancing With The Stars” kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7-vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha moderatorja.

You may also like