U nxor në pritë, kush është Xhevdet Plaku, ‘kapo’ i drogës me 25 identitete

by editor

Me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjerë në pranga kanë rënë edhe Rexhep Arapi i njohur si “i forti i Durrësi”, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, për një tentativë vrasje ndaj kreut të grupit te drogës , Xhevdet Plaku, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.

Advertisements

Por, kush është Xhevdet Plaku?

Advertisements

Xhevdet Plaku, 42-vjeçari që u nxor në pritë nga Dedan Gjoni dhe Rexhep Arapi, njihet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali. Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda.

Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Banda i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë dhe sipas saj kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

Plaku gjithashtu ka qenë dënuar për një vrasje të kryer shumë vite më parë në Durrës. Gjithashtu ishte akuzuar për një tjetër vrasje, për të cilën u shpall i pafajshëm.

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina.

Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë se Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali, Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K. Dhe, duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i ka propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

You may also like